Gabriel García Márquez
Nëse dikush troket në portën tënde, mikja ime
dhe diç në gjak rreh e nuk pushon
dhe në rrëkenë e ujit, fërgëllues,
burimi është një harmoni e lëngshme.
Nëse dikush troket në portën tënde dhe ende
të tepron kohë për të qenë e bukur
dhe hyn i gjithë prilli në një trëndafil
dhe për trëndafilin gjakos ditën
Nëse dikush troket në portën tënde një mëngjes
me tinguj pëllumbash dhe kambanash
dhe ende beson te dhimbja e poezia
Nëse ende jeta është e vërtetë dhe vargu ekziston.
Nëse dikush thërret në portën tënde dhe je e trishtë
hape, se është dashuria, mikja ime.
1945
Nga spanjishtja: Suadela Balliu