“Duhet të falënderoj patjetë presidentin Trump. E mbani mend, kur, vitin që kaloi thoshin se Oscar ishte racist?” Jimmy Kimmel ka shkaktuar të qeshurat e publikut në fjalimin e tij në hapjen e edicionit të 89 të Academy Awards. Batutat e drejtuara administratës Trump nuk kanë munguar. “Ne këtu në Hollywood nuk diskriminojmë në bazë të racës apo nënshtetësisë, vetëm në bazë të moshës dhe peshës”.
Më pas ka mbajtur një fjalim të gjatë, se si Meryl Streep është një artiste e mbivlerësuar: “Fustan i bukur, i Ivankës është?”, i ka thënë aktores, duke iu referuar linjës së veshjeve të bijve të Trumpit. “Një duartrokitje totalisht të pamerituar ju lutem, për Streep”. /bota.al