E fejuara ime e bardhë

Nga Marc Chagall

Ngado që shkoj nëpër pyll
mbi këmbë, mbi duar, këndej e andej
gjethet bien nga pema në pemë,
ato më zgjojnë, kam frikë,
ndërkohë që pikturoj si në gjumë, si në ëndërr,
kur pylli ngarkohet me borë
tabloja ime i ngjan një bote tjetër,
i vetëm prej kaq vitesh këtu qëndroj,
një mrekulli pres të shfaqet
te më ngrohë dhe frikën të ma largojë,
nga të gjitha anët pres që ti të vish drejt meje
dhe atëherë të fluturoj
me ty të ngjitem në shkallaren e Jakobit
sipër reve, o e fejuara ime!

Shqipëroi Luan Rama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *