Vdekja e Warhol, zbulohet arsyeja pse u nda nga jeta artisti

 
Ikona e “Pop Artit” vdes gjatë një operacioni rutinë” titullohet një ndër artikujt e The Houston Chronicle. Revista Time, pyeste se si “artist më i famshëm i pop-it në vend vdes në një spital të madh e prestigjioz, pas një operacioni tepër rutinë të tëmthit?”.

Një operacion rutinë: disa versione të kësaj historie janë përsëritur nëpër botë edhe dekada pas vdekjes së artistit 58-vjeçar, 30 vjetori i të cilit është të mërkurën shkruan NewYork Times sipas pasqyre.al.

Dr. John Ryan, një historian mjekësie dhe kirurg në pension, ka ndryshuar linjën e historisë. “Ky ishte një operacion i madh – jo rutinë – i një personi shumë të sëmurë”, thotë Dr. Ryan, shefi i kirurgjisë në Spitalin ‘Virginia Mason’ në Seattle, në një intervistë telefonike të kohëve të fundit.

Sipas Dr Ryan, i cili i prezantoi zbulimet e tij të dielën në takimin vjetor të Shoqatës kirurgjikale ‘Pacific Coast’, vdekja e Warhol nuk duhet të shihet si surprizë. Që prej kohës kur ka dalë në pesnion, katër vjet më parë, Dr. Ryan, ka hulumtuar në historinë mjekësore të Warhol-it. (Ai u nxit nga kunati i tij, Hal Foster, studiues i Pop Art-it). Dr. Ryan ka zbuluar se kirurgu që kryente operacionin e Warhol kishte të bënte me një njeri me probleme në tëmth prej 15 vitesh e përveç kësaj kishte edhe histori familjare me të njëjtin problem – babai i Warhol e hoqi tëmthin më 1928, vit kur lindi djali i tij i famshëm, shkruan NewYork Times sipas pasqyre.al.

Për të paktën një muaj para vdekjes, Warhol ka qenë i sëmurë, por ka mbajtur ritmin e tij të zakonshëm rraskapitës. Tmerri ndaj spitaleve e ka penguar atë të marrë trajtim serioz. Edhe një herë që Warhol kishte shkuar më në fund në zyrën e Bjorn Thorbjarnarson, një kirurg i madh -i njohur si mjeku i Shahut të Iranit – Warhol i ishte lutur për një lloj trajtimi mjekësor që bëhej në shtëpi. “Unë do t’ju bëj njeri të pasur nëse nuk më operoni “, i ka thënë Warhol mjekut, kujton sot nga vizita Dr. Thorbjarnarson.
Dr. Thorbjarnarson e refuzoi kërkesën e Warhol-it dhe e gjeti veten të justifikuar kur tri ditë më vonë, i sëmuri përfundoi në tryezën e operacionit në spital.
Kirurgu gjeti një tëmth tejet të dëmtuar aq sa ai u copëtua kur ia hoqën, shkruan NewYork Times sipas pasqyre.al.

Siç ka mësuar Dr. Ryan dhe siç e thotë në studimin e tij, Warhol ishte dobësuar pasi rrallë mund të kishte ngrënë prej muajsh; kishte vite që merrte doza ndihme ndërsa ende vuante efektet 1968-ës kur e qëlluan. Vetëm një kirurg i shkëlqyer dhe një fat i shkëlqyer e shpëtuaan jetën e tij atëherë – madje ai qe deklaruar i vdekur në dhomën e urgjencës dhe kishte nëntë organe të dëmtuara. Ai shpëtoi por kurrë nuk u shërua sa duhet.

30 vite më parë, operacioni i dytë dukej se shkoi mirë dhe Warhol ishte në dhomë duke bërë telefonata atë mbrëmje. Ai ende dukej mirë kur infermierja e tij private e kontrolloi atë në 4 të mengjesit. Por rreth dy orë më vonë, ajo e gjeti artistin të bërë ‘blu’. Nuk reagonte më dhe përpjekjet e reanimacionit dështuan. Një autopsi arriti në përfundimin se “dridhja ventrikulare” ishte shkaku i vdekjes, që do të thotë se zemra e Warhol ishte dridhur dhe ishte ndalur, shkruan NewYork Times sipas pasqyre.al.

Kur një trup i sëmurë shkon përmes një traume të një operacioni të madh, stresi për të gjithë sistemin, duke përfshirë zemrën, nganjëherë mund të jetë fatal, shpjegojnë mjekët.

Warhol e kishte mashtruar vdekjen një herë, në qershor të vitit 1968. Në raundin e dytë tyre, vdekja i mori shanset dhe fitoi, shkruan NewYork Times sipas pasqyre.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *