Një ese e sapozbuluar e Winston Churchill tregon se ai ishte i hapur ndaj mundësisë së jetës në planete të tjera. Në vitin 1939, viti kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, Churchill shkroi një artikull shkencor në të cilën pyeste për mundësinë e jetës së jashtëtokësorëve.
Duke cituar BBC, Pasqyre.al, shkruan se drafti i Churchill përbëhet prej 11faqesh të shtypura, ndoshta të destinuara për një gazetë. Materiali i përditësuat në vitin 1950, nuk publikua për gjithë këto vite. Në vitet 1980, shkruan pasqyre.al, eseja iu dha një muzeu amerikan, ku mbeti deri në rizbulimin e saj vitin e shkuar. Dokumenti u zbulua në Muzeun Kombëtar të Churchill në Fulton dhe Dr Livio e përshkroi zbulimin e esesë si një “surprizë e madhe”. Ai i tha programit të BBC-së, “In Science”, se dua t’u tregoj dicka. “Më dha një kopje të esesë nga Churchill. I pashë titullin, ‘A jemi të vetëm në univers?’
Dhe thashë: ‘Çfarë? Churchill ka shkruar për këtë? ” Dr Livio thotë se udhëheqësi i luftës ka arsyetuar si shkencëtar në lidhje me mundësinë e jetës në planete të tjera. Të menduarit e Churchill-it pasqyron shumë argumente moderne në astrobiologji – studimin e potencialit për jetë në planete të tjera. Në esenë e tij, ish-kryeministri bazohet në parimin Kopernikan – idenë se jeta njerëzore në Tokë nuk duhet të jetë unike duke pasur parasysh pafundësinë e universit, shkruan pasqyre. al. Churchill e përcaktonte jetën si aftësi për t’u “përhapur e shumuar” dhe vinte në dukje rëndësinë jetike të ujit të lëngët, duke shpjeguar: “Të gjitha llojet e gjallesave e kërkojnë [atë]” Më shumë se 50 vjet para zbulimit të ‘eksoplanetëve’, ai e konsideronte mundësinë që yjësite e tjera të kenë planete, duke konstatuar se një pjesë e madhe e këtyre botëve të largëta “do të ketë madhësinë e duhur për të mbajtur ujë mbi sipërfaqet e tyre dhe ndoshta një lloj atmosfere “.
Ai gjithashtu pandehte se disa do të ishin “në distancën e duhur nga dielli i tyre mëmë për të ruajtur një temperaturë të përshtatshme”. Churchill përshkruante edhe atë që shkencëtarët tani e përshkruajnë si “të banueshme” ose zona “Goldilocks” – rajonin e ngushtë rreth një ylli, ku nuk është as shumë e nxehtë dhe as shumë ftohtë për jetën./ Pasqyre.al