Sytë e tu më prekin
Nga Marc Chagall
Për Vava-n
Me ty unë jam i ri
Kur atje pemët kërcënojnë
Dhe qielli zhduket në largësi
Sytë e tu më prekin
Kur çdo hap humbet në bar
Kur çdo hap prek ujin
Kur valëve u ndjej ritimin në kokë
Dhe nga ajo blu dikush më thërret
Me ty unë jam i ri
Bien vitet e mia si gjethet
Dhe ndonjëra ngjyros telajot e mia
Atëherë ato shkëlqejnë për ty
Dhe mbi fytyrën tënde buzëqeshja rrezaton
Më e pastër se retë e bardha
Atë çast unë vrapoj për tek ti
Aty ku më mendon e më pret
(Nga “Poezitë të reja dashurie, Crocetti Editore, 2000 )
(Altervista.org- në gjuhën italiane- pasqyre.al)