Agron Tufa: Fishtën e dënuan me harresë të qëllimshme

Nisma studentore “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore” organizoi mbrëmjen poetike kushtuar veprës së Gjergj Fishtës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin shkrimtari dhe poeti i njohur Agron Tufa, shkrimtarja Ana Kove, pedagogë e studentë të shumtë. Agron Tufa vuri në dukje harresën e qëllimshme që ka pësuar vepra e Fishtës, duke thënë se ai i thur vargje shqiptarit me virtytet më të mira dhe me kritika therëse.

Ndërsa shkrimtarja Anrila Spahija (Ana Kove), në nisje të fjalës së saj propozoi lindjen e një profesioni të ri të emërtuar “Fishtolog” për shkak të nevojës për studimin e krijimtarisë së tij ashtu siç duhet. “Kur dëgjoj apo lexoj Fishtën, përballem me një fjalor dhe nivel të atillë të përdorimit të gjuhës sa i them vetes ‘pse shkruan’”, – shprehu Ana Kove vlerësimin e saj për poetikën e Fishtës.

Aktiviteti ishte pjesë e një nisme studentore që synon përjetësimin e veprës së Gjergj Fishtës përmes ndërgjegjësimit publik dhe ngritjes së një muzeu në vendin ku ai lindi.(Vizion)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *