Shihni fotot për të kuptuar si ka ndryshuar me kalimin e viteve moda e veshjeve të grave shtatzëna.
Revista “Elle” sjell imazhe nga një shekull më pare te Ledi Diana apo Kim Kardashian.
Nga veshjet e gjera te korsetë e shtatzënisë me qëllim për të mbrojtur fëmijën nga përplasja deri te gratë shtatzëna sot, që veshin fustane të ngushta.
“Elle” sjell edhe imazhe te vitit 1339 kur fustanet e femrave ishin te plota duke i dhënë mundësi gruas shtatzënë të fshehë shtatin në të.
Mendohet se më 1595- u bë fustani i parë për nënat shtatzënë, në periudhën baroke dhe u quajt “Adrienne.” Ai paraqiste një bel me pala që lejonte të zgjerohej bashkë me barkun e nënës shtatzënë.
1786- Një fustan me bust që i lejonte gratë t’u jepnin gji fëmijëve- një detyrë që, për pjesën më të madhe të shekullit të 18-të, i qe deleguar të punësuarës si “infermiere me gji”.
1860- Në mesin e epokës viktoriane e aq shumë puritane, shtatzënia ishte konsideruar si diçka qe duhej fshehur me çdo kusht. Korseja e lindjes- është veshje qe ideuar që të minimizonte sa më shumë pamjen e një barku shtatzënë. Dhe mjekët në fakt i miratuan këto …
1909- Rrobat e nënave të ardhshme duhet të kenë cilësi, bukuri e rehati. Një koncept romani, në të vërtetë.
1913- Mjerisht, korseja e lindjes ishte ende e përdorur nga gratë shtatzëna edhe në fillimin e viteve 1900.
1920- Duke përparuar në vitet 1920, stili krijon silueta të buta
1930- Vitet 1930 panë një kthim të një standardi më konservator në stilin e mamave. Linjat femërore dhe figurat e pakta që kanë qenë shumë në modë, ishin të dobëta, ndaj gratë shtatzëna maskonin “gjendjen” e tyre.
Pas viteve 1930, stili vjen duke ndryshuar, gjithnjë e më lirshëm, sipas stilit të vetë femrave- disa duan ta tregojnë shtatzaninë e disa duan ende te duken elegante, siç bënte Elizabet Taylor./Pasqyre.al
Shijoni galerinë e fotove