“Silence” (Heshtja), përshtatja e romanit të Shusaku Endo për priftërinjtë jezuitë në Japoninë e shekullit të 17-të, është cilësuar si “projekti shpirtëror” i Martin Scorcese-s, por të paktë janë filmat e tij, të cilëve kjo shprehje nuk iu përshtatet.
Ndonëse mbartin dëshirën për të përhapur fjalën e mirë, jezuitët portugezë Rodrigues (Andrë Garfield) dhe Garupe (Adam Driver), detyrohen të predikojnë në fshehtësi, larg syrit vëzhgues të shogunatit Tokugaëa. Japonezët e krishterë, të cilët kapen duke praktikuar besimin e tyre, bëhen viktima të torturave të tmerrshme, duke u djegur të gjallë, apo varur kokëposhtë. Ndërsa, priftërinjtë mund të presin edhe më keq.
Por, frika e tyre më e madhe është t’i nënshtrohen kërkesës për apostazi, të mohojnë besimin dhe të blasfemojnë publikisht kundër zotit, siç Rodriguez dhe Garupe mendojnë se mund të jetë detyruar të bëjë prijësi i tyre, At’ Ferreira (Liam Neeson). Raportimet e mbërritura në Portugali, thonë se Ferreira është zhdukur, mund të ketë vdekur, mund të ketë braktisur thirrjen e tij, madje mund të ketë marrë një emër japonez dhe të jetë martuar me një japoneze. Ndaj, dy priftërinjtë ndërmarrin një udhëtim, për të zbuluar se ç’ka ndodhur me të dhe nese besimi mund të mbijetojë edhe në mungesë.
Të ruash besimin?
Rodrigues e përshkon rrugën e tij, duke u përballur me një sërë antagonistësh me dashakeqësi nga më të ndryshmet. Disa, duken vërtetë të përkushtuar për të zhdukur Krishtërimin, ndërsa të tjerët ngjajnë më tepër me sadistë të punësuar. Kundërshtari i tij i fundit, janë Inoue dhe Issey Ogata. Pavarësisht torturave që ai kryen ndaj atyre, të cilët praktikojnë besimin e ndaluar janë vërtetë djallëzore, inkuizitori Ogata është në fakt, një figurë thuajse komike, teksa flet anglisht me një zë të hollë e melodioz, si të jetë duke recituar batutën e një shakaje të zymtë.
Deri në mbërritjen e saj, Heshtja është pak a shumë një histori e zakonshme e persekutimit fetar, por ashtu si inkuizitori i Dostojevskit, ajo i bën Rodrigues-it një seri pyetjesh, të cilat trondisin themelet e besimit të tij dhe e lidhin më në fund me historinë e gjatë e të përgjakur të kolonializmit europian…
…Pyetja më ngacmuese gjatë “Heshtjes,” shfaqet në mundësinë ku ungjillizimi dhe krijimi artistik mbivendosen. Në fund të udhëtimit të tij, Rodrigues pyet veten nëse njerëzit, të cilët ai me aq mundim i ka konvertuar, e dinë metë vërtetë se kujt po i luten. Ata vetëquhen “Kirishitan” dhe i maskojnë ikonat e lutjet e tyre si praktika Budiste, por në këtë mënyrë, e ruajnë apo përçudnojnë besimin?
A mundet që besimi i dikujt t’i përçohet një personi tjetër, apo ai është vetëm mes tij dhe zotave, të cilët ai adhuron? Scorcese i ka shfaqur besimet e tij në celuloid për mëse 50 vjet dhe kuptimet e tyre jetëshkurtra, aq edhe misterioze. “Heshtja” nuk është një film që duhet zgjidhur, apo rizgjidhur, por që duhet menduar. Nuk është një parabol, por një koan*.
*Koan – një paradoks, apo anekdotë në Budizmin Zen, e cila demonstron paaftësinë e arsyetimit logjik dhe që nxit ndriçimin. (Një paradoks që duhet pranuar ashtu siç është)./ Me shkurtime nga BBC/ Në shqip: Bjorn Runa