Ndahet nga jeta Vili Kamsi, intelektuali e diplomati

Në mëngjesin e datës 24.01.2016 u shua një pinjoll i denjë i familjes Kamsi, një arkitekt i fjalës e i pasionit sesi mund të duhet atdheu, njofton Katedralja e Shen Shtjefnit.
Shkodrës sot i mungon fryma e një intelektuali të vërtetë, i një diplomati të shquar, një djepi që vetëm Shkodra din ta përkundë.

Willy Kamsi edhe pse u rrit në mërgim, jetoi për Shqipërinë, cdo gjë e tij ishte strehë prej nga ku pushonin si të ngjashmit e tij, nga ku rrokej Shqipëria e së ardhmes. Vetëm pak muaj më parë, u festua 25 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Vatikanit. Willy Kamsi është i pari kalorës që me përvujtërinë e tij të dijshme, strukturoi modelin dhe përfaqësoi më së miri kulturën dhe Shqipërinë martire.

Ngushëllime të sinqerta për familjen Kamsin, për motrën e tij, ngushëllime Shkodrës dhe Kishës në Shqipëri, pasi humbje të tilla, janë humbje për Kombin. U prehsh në paqe, Shpirti yt i bukur gëzoftë pafundësinë”, shkruan Katedralja e Shen Shtjefnit.

Homazhet do të zhvillohen në sallën Kardinal Mikel Koliqi nv famullinë e Shën Shtjefnit ditën e martë 24 janar nga ora 15:00-21:00 dhe ditën e mërkurë 25 janar nga ora 8:00- 11:00, salikimi dhe përcjellja për në Varrezat e Rrmajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *