Vajza e Dritëro Agollit: Babushi im ti po lufton me errësirën. Nëse do të mund të dhurohej jeta, do të ta jepja ty

Vajza e shkrimtarit Dritëro Agolli ka bere nje postim prekes.

Agolli me sa duket po kalon ditë të vështira, pasi edhe në disa postime, foto për fundvit ai ka qenë me tuba oksigjeni në gojë, për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë.

Ti pret dritën.

Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse.

Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti.

Të dua shumë ati im.

Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd.

Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh.

Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar.

Të dua shumë Ati im”, shkruan vajza e shkrimtarit të madh, Elona.<

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *