Një foto, pesë vite burg

“Shqiponjat fluturojne lart, por se harrojne folene e tyre”.
Papa Francesku I

Nga Dorian Koçi
Nje foto nga jeta ne ushtri e 7 te rinjve shqiptare, mund tu kushtoje deri ne 5 vjet burg! Arsyeja eshte qesharake. Ata jane shtetas greke, po me kombesi shqiptare dhe ne jeten e merzitshme te rekruteve kane postuar nje foto me simbolin e shqiponjes. Kjo, sipas autoriteteve greke eshte nje veprim antikombetar grek!

Nje arsye e cuditshme per te qene e vertete! Qekur nje simbol i shqiponjes, perfaqesues i nje vendi fqinj dhe dhe aleat ne NATO perben fyerje per kombin grek! Ke fyen totemi i vjeter i shqiponjes i gjendur ne kulturen e Romes dhe Bizantit dhe i trasheguar denjesisht nga shqiptaret?

Frika me e madhe e shoqerive te mbyllura dhe te ndertuara mbi parimin e monoetnicitetit eshte pohimi i kombesise nga grupe njerezish qe presupozohet qe i jane nenshtruar procesit te asimilimit. Aty ne Mesolongjin e Boçarit djelmoshat shqiptare duke pozuar me simbolin e shqiponjes, duket se kane reflektuar shprehjen e Papa Franceskut I ne Tirane per shqiptaret:”Shqiponjat fluturojne lart, por s se harrojne folenë e tyre”.

Denimi me burg i ketyre djemve do te jete nje turp per demokracine me te vjeter ne bote. Greqia do te shpetoje nga fantazmat e se shkuares kur te filloje dhe respektoje lirine e te tjereve dhe shtetasve te vet, pavaresisht origjines, besimit fetar dhe kombesise se tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *