I betohem zotit markez de Sade, dashnorit tim, se nuk do të jem e tjetërkujt veç e atij, se nuk do të martohem kurrë, se nuk do t’i jepem askujt, se do t’i jem e lidhur besnikërisht, sa kohë që në damarët e mi do të rrjedhë gjaku që do ta përdor për ta firmosur këtë betim.
I flijoj atij jetën time, dashurinë dhe ndjenjat e mia, me të njëjtin zjarr siç i kam dhuruar virgjërinë dhe po e mbyll këtë betim duke premtuar se në qoftë se këtu e një vit, nuk jam murgeshë, gjendje të cilën do ta braktisja vetëm e vetëm për të qenë e lirë me të dhe për t’i kushtuar gjithçka, i betohem, po thosha, se në qoftë se nuk do të jem murgeshë, do ta ndjek nga pas në Venecia ku dëshiron të më shpjerë, e të jetoj me të përjetësisht si gruaja e tij.
Veç kësaj, unë e lejoj që të bëjë çfarë të dojë kundër meje, në qoftë se unë guxoj të shkel qoftë dhe pikën më të vogël të këtij betimi, nëpërmjet vullnetit apo pavetëdijes sime.
De Launay. [E firmosur me gjak.]