PAUL ELUARD për GALA, 16 janar 1930
Gala ime xixëlluese, Ja ku erdha unë. Po pres Kellerin në 2.30.
Shpresoj që kjo të ecë dhe të mund të jem me ty. Jam tmerrësisht i nxehur. Kam kaq shumë dëshirë për ty. Po çmendem. Po vdes nga ideja që të të takoj, të të shoh, e të të puth.
Dua që dora jote, goja jote, seksi yt të mos e braktisin seksin tim. Ne do t’i biem me dorë në rrugë, në kinema, me dritare hapur.
Sot në mëngjes i kam rënë shkëlqyeshëm duke menduar për ty. Dhe imagjinata ime s’është aspak e lodhur. Të shoh ngado, në gjithçka, mbi gjithçka.
Të dua për vdekje. Seksi yt ma mbulon fytyrën, e ha timin, më mbulon me bukurinë tënde, mbulon gjithçka me bukurinë tënde, me gjeninë tënde.
Gjithçka është e bukur në ty : sytë, goja, flokët, cicat, qimet, bythët, seksi, këmbët, seksi, duart që nuk e lëshojnë më atë çfarë fërkojnë, ajo hapësira që është mes kofshëve tua, afër seksit tënd, supet. Dehem duke menduar çdo pjesë të trupit tënd.
Dhe gjithçka që bën ti më deh, më tmerron, më torturon, më magjeps, gjithçka që ti bën është e përkryer. Nëse bëhet kjo punë, nesër mbrëma do të nisem për të qenë në Marsejë të shtunën në mëngjes. Do të shkoj në Hotel Bristol dhe shpresoj të vish të më bashkohesh menjëherë. Char është në Marsejë. Shpresoj ta shoh. Po pres Kellerin. Doli me sukses : 29 800. Shumë mirë. Do të nisem nesër mbrëma. Të fala Dalit. Të adhuroj. Paul/ Përktheu nga frëngjishtja: Urim Nerguti