Nga Meryl Streep
Ju faleminderit shumë. Ju faleminderit shumë. Ju faleminderit. Ju lutem uluni. Ju dua të gjithëve. Duhet të më falni. Më ka ikur zëri duke ulëritur e qarë këtë fundjavë. Më ka ikur mendja diku nga fillimi i këtij viti. Kështu që më duhet të lexoj. Faleminderit shtypit të huaj në Hollywood. Vetëm se ka kapur se çfarë tha Hugh Laurie. Ju, dhe të gjithë ne që jemi në këtë sallë, në të vërtetë, i përkasim segmenteve më të poshtëruara në shoqërinë amerikane tani. Mendojeni pak. Hollywood-i, të huajt dhe shtypi. Por, kush jemi ne? Ju e dini se çfarë është Hollywood-i gjithësesi? Është veçse një grup njerëzish nga vende të tjera. Kam lindur, jam rritur dhe formuar në shkollat publike të New Jersey-t. Viola [Davis] u lind në një kabinë në Karolinën e Jugut, dhe u rrit në Long Island. Sarah Paulson u rrit nga një mama e vetme në Brooklyn. Sarah Jessica Parker është një prej shtatë ose tetë fëmijë nga Ohajo. Amy Adams ka lindur në Itali. Natalie Portman ka lindur në Jerusalem. Ku janë certifikatat e tyre të lindjes? Dhe e bukura Ruth Negga ka lindur në Etiopi. Dhe është nominuar sepse ka interpretuar një vajzë nga një qytet i vogël në Virginia. Ryan Gosling, si të gjithë njerëzit e mirë, është kanadez. Dhe Dev Patel ka lindur në Kenia, rritur në Londër, e është këtu sepse ka luajtur një indian të rritur në Tazmani.
Hollywood-i është i mbushur me të huaj. Nëse ju i shkelmoni të gjithë ata jashtë, nuk do të keni asgjë për të parë, veç futbollit dhe arteve marciale që nuk janë arte. Më kanë dhënë tre sekonda për të thënë këtë. Puna e vetme e një aktori është të hyjë në jetët e njerëzve, të cilët janë të ndryshëm nga ne dhe t’u bëjnë ju, të ndjeni, atë që ata ndjejnë. Dhe, ka pasur shumë, shumë, shumë shfaqje të fuqishme këtë vit që kanë bërë pikërisht këtë, një punë që të lë pa frymë, punë me pasion. Por, ka qenë një shfaqje e këtij viti që më ka habitur. Më ka goditur në zemër. Jo sepse ishte mirë. Nuk kishte asgjë të mirë. Por ishte efektive dhe e bëri punën e saj. Ishte momenti kur personi që kërkonte të ulej në karrigen më të respektuar në vendin tonë, imitoi një gazetar me aftësi të kufizuara, dikë të cilin e tejkalon në privilegje, pushtet, dhe në kapacitetin për të luftuar përsëri. Kjo më theu zemrën, kur e pashë. Ende nuk mundem ta heq nga mendja, sepse ajo që pashë nuk ishte në një film. Kjo ishte jeta e vërtetë.
Dhe ky instinkt për të fyer, kur shfaqet te dikush në platformën publike, nga dikush i fuqishëm, shkon poshtë në jetën e të gjithëve, sepse jep një lloj lejeje për njerëzit e tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë. Mosrespekti fton për mungesë respekti. Dhuna nxit dhunën. Dhe kur të fuqishmit e përdorin pozitën e tyre për të fyer të tjerët, ne të gjithë humbasim. Kjo më çon te shtypi. Ne kemi nevojë për një shtyp parimor që ta mbajë pushtetin në llogaridhënie. Kjo ka qenë arsyeja që themeluesit e shtetit sanksionuan lirinë e shtypit në kushtetutën tonë. Kështu që unë vetëm i kërkoj shtypit të huaj në Hollywood dhe të gjithë ne në komunitetin tonë të bashkohet me mua në mbështetje të komisionit për të mbrojtur gazetarët. Për shkak se ne do të na duhet që ata të ecin përpara. Ata do të na duhen për të mbrojtur të vërtetën. Edhe një gjë. Një ditë kur isha në shesh xhirim dhe po ankohesha për diçka, pasi punonim edhe në darkë e me orë të gjata, Tommy Lee Jones tha: “A nuk është privilegj, Meryl, vetëm të jesh aktore?” Po, në fakt është. Dhe duhet t’i kujtojmë njëri-tjetrit privilegjin dhe përgjegjësinë e aktit të ndjeshmërisë. Ne të gjithë duhet të jemi shumë krenarë për punën që Hollywood-i nderon këtu sonte. Siç më tha një herë miku im, miku i dashur Princess Leia, “merre zemrën tënde të thyer, e bëje atë art. Faleminderit.