U rikthye në librari në 2016-ën pas 70 vitesh ndalim, dhe menjëherë u shndërrua në “Bestseller”. Bëhet fjale për librin “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit i ribotuar për herë të parë që prej Luftë së Dytë Botërore e i shitur në më shumë se 85 mijë kopje brenda një viti.
Vëllimi prej 2 mijë faqesh është pasuruar edhe me vlerësime të studiueseve që kundërshtojnë tekstin hitlerian, me themelet e ideologjisë naziste.
Ndoshta kjo është edhe veçantia, përpos kureshtjes për një libër të ndaluar për një kohë të gjatë, që dekretoi një sukses përtej pritshmërive.
Për Andreas Wirsching, drejtor i institutit të historisë kontemporane në Mynih, shifrat janë mbresëlënëse.
Vendimi për të ripublikuar librin famëkeq u ndesh me kritikat e grupeve hebreje…Mein Kampf u botua fillimisht në 1925-n, 8 vite përpara se Hitleri të vinte në pushtet. Ai parashtron idetë raciste që nazistët i vunë në praktike më vonë, përfshirë denigrimin dhe shtypjen e hebrenjve dhe sllavëve. /T.CH/