Divorci me Brad Pitt dhe problemet me të cilat janë përballur kanë bërë që Angelina Jolie një nga aktoret e preferuara për shumë njerëz në mbarë botën jo vetëm të shkëputetet nga jeta artistike, por edhe të transformohet fizikisht.
Mediat kishin shkruajtur që Angelina tashmë është bërë kockë e lëkurë dhe peshon vetëm 35 kilogramë, por deri më tani nuk kishte dalë ndonjë foto që të tregonte si dukej aktorja, për të cilën thuhet edhe se është shtruar në spital.
Sipas gazetës amerikane ‘National Enquirer’ gjendja e aktores sa vjen e përkeqësohet, ndërsa vijon betejën ligjore për të marrë fëmijët.
Fotografia në kopertinën e‘National Enquirer’ ka tronditur fansat e saj.
Aktorja u divorcua zyrtarisht me Brad Pitt më 15 shtator 2016, pas 12 vitesh bashkëjetesë. Sipas avokates së saj, Jolie nuk ka kërkuar mbështetje bashkëshortore në procesin e divorcit.
(BalkanWeb)