Për të parë koncertin vjenez të datës 2 Janar, ku violinisti me origjinë shqiptare Shkëlzen Doli interpretoi për publikun shqiptar bashkë me anëtarë të Ansamblit Filarmonik i Vjenës, shqiptarët jo vetëm i blenë biletat në kohë rekord, por mbajtën radhë. Dhe sigurisht nuk janë zhgënjyer.
Koncerti zgjati 90 minuta, me ndërprerjen prej tri prezantimesh të videove që janë xhiruar në: Shqipëri, ne Kalabri dhe Kosovë, ndërsa vetë Doli zgjodhi t’i jepte një prekje shqiptare sallës, kur iu ka dhënë instrumentistëve në skenë nga një qeleshe si dhe nga një gotë raki, në kohën që luanin valsin Danubi Blu të Strauss-it.
Koncerti u mbyll me marshin e Radeckit dhe nën duartrokitjet e zjarrta të publikut shqiptar, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.
Ansambli i Filarmonisë së Vjenës që erdhi në Tiranë përbëhet nga 40 instrumentistë, nga më shumë se 100 që ka Filarmonia e Vjenës.(Bw)