Nga Luçjan Bedeni
Si gjithnjë dita e parë e vitit fillon vonë e për shumë fillon me koncertin e përvitshëm të Filarmonisë së Vienës. Çfare fillimi i bukur… E kupton këtë edhe sikur të jesh duke mos e dëgjuar por shikuar koreografinë apo pamjet që shoqërojnë përherë koncertin.
Po a na mungon diçka prej kësaj ne, këtu? Sigurisht, kur i mungon edhe atyre që “kurrë nuk i mungon asgjë” dhe ne na mungon diçka. Mendoj se na mungon pikëmbërritja se ku duam të shkojmë ose ose të qenurit të kjartë e këmbëngulës përballë sfidave që na drejtojnë atje. Me pak fjalë vizioni…
Kalimi i viteve nga i vjetri tek i riu patjetër lë pas kujtime te cilat me kalimin e kohës kthehen në histori. Ky kalim për mua ishte shumë i veçantë për vitin e vjetër sepse filloi në një derë të vjetër e u mbyll në një derë të re.
Në fillim askush nuk e bësonte që mund të mbërrinim këtu ku jemi, kjo nga mendimet e ngulitura nga njohja jo e plotë për të renë që kërkonte kohën e vet të mirëpritjes. Por jam i bindun se sot kjo njohje ka filluar të jetë më e plotë e për rrjedhojë pritshmëritë më të mëdha.
Thjesht e gjitha filloi nga “riparimi” i një dere, që ne shqiptarëve na pëlqen të jetë sa më e madhe për nga tradita jone e mikpritjes. Ndaj le të shërbejë ky vit për ju si një mundësi e mirë për ta vizituar Marubin…