David Bowie, jeta e një artisti brilant mes orgjive, drogës dhe muzikës rok

Nëse shumëkush e ka patur të vështirë ta besojë vdekjen e David Bowie pas 18 muajsh beteje me kancerin, është sepse kjo legjendë e rokut e kaloi vitin duke shumëfishuar projektet dhe duke u shfaqur aty ku e prisnin më pak.
Ka tre ditë që, interpretuesi i Ziggy Stardust, nxori albumin e tij të 25 –të, të një karriere brilante.

David Bowie vdiq në skenë, ose të paktën, duke krijuar.

Vitet e fundit David Bowie ishte shndërruar në një artist hije. Britaniku, që nuk jepte më intervista që prej shumë vitesh dhe që u shfaq për herë të fundit në skenë në vitin 200, nuk u shpreh as për daljen e “BlacStar” të premten e kaluar, ditën e 69 –vjetorit të lindjes së tij.

Por kjo nuk do të thotë se “Thin Duke – Duka i hollë” nuk ishte i zënë mes disqeve dhe komedive të tij muzikore. Muajt e fundit, londinezi i kishte shumëfishuar projektet: kolonën muzikore të disa serialeve (Panthers për Canal + në shtator të 2015), komedi muzikore (Llazari në Broduej dhe një një kompozim për Bob Sfungjerin) dhe disa paraqitje sin ë albumbin e fundit të “The Arcade Fire”.

Muajt e fundit, Bowie dukej se ishte kthyer sërish në lider. Në atë që ai kishte qenë gjatë viteve ’70, në kohën kur, me kostumet dhe pesonazhet e shumtë që sillte në skenë, dukej se diktonte modën dhe kurrë nuk i nënshtohej.

Një kërkim i fundit anës xhazit

Shija e kërkimit dhe e kundër –rrymës e çoi David Bowie tek muzika xhaz në albumin e tij të fundit. Albumi i tij i 25-të, i vendosur nën shenjën e një ylli të zi misterioz (BlacStar) përshkohet nga bateri epileptike, fluske shpërthimesh të saksofonit (instrumenti i tij i parë) dhe nga një zë i butë, që transmeton ndonjëherë butësinë dhe ndonjëherë një ankth të shurdhër.

Me “Blackstar”, ideja nuk ishte për të bërë një disk të muzikës xhaz, “por për të regjistruar një album të David Bowie me disa muzikantë xhazz që nuk luanin domosdoshmërisht xhaz”, shpjegoi së fundi në radion amerikane NPR Tony Visconti, producenti historik i yllit të muzikës.

Por edhe jeta e tij kishte të panjohurat e saj.

Një pjesë e jetës së tij më të errët është rrëfyer nga ish –bashkëshortja, Angela, një aktore, modele dhe muzikante amerikane, me të cilën u divorcua në vitin 1980. Ajo shkruajti një libër për jetën e Bowie, në të cilin rrëfen se ylli i muzikës ishte i fiksuar pas orgjive dhe drogës. “Ishte i fiksuar pas femrave me ngjyrë dhe për këtë arsye u martua me modelen Iman”, shkruan ajo.

“Shkonte jo vetëm me femra, por edhe me me meshkuj. Në thashethemet për jetën e shturur të Bowie përmendet edhe legjenda e grupit Rolling Stones, Mick Jagger, i cili më vonë pati një histori edhe me ish –bashkëshorten e Bowie.

Elisabeth Taylor apo Susan Sarandon ishin disa nga artistët e përfolur për lidhje me jetën seksuale Bowie. “Konsumonte drogë dhe organizonte festa perverse”, do të shprehej Elton John.

Me Angelan, David pati një djalë, producentin e filmave Duncan Jones.

David Bowie lindi më 8 janar të vitit 1947 në Brixton, në jug të Londrës nga nëna Margaret “Peggy”, një kamariere dhe nga babai i tij Hayëood Jones, një punonjës bamirësie.

Emri i tij ishte David Robert Jones. Talenti i tij muzikor spikati që në moshë të re dhe shijen e parë për muzikën rok e mori nga koleksioni i vëllait të madh, Terry.

Ai u diplomua në “Bromley Technical High School” në moshën 16 -vjeçare. Formoi disa grupe muzikore dhe drejtoi një grup që e quajti Davy Jones.

E ndryshoi emrin në David Bowie për të mos u ngatërruar me Monkees të Davy Jones. Thuhet se për këtë emër u frymëzua nga një thikë e bërë në shekullin e 19 nga pioneri amerikan, Jim Bowie.

Si artist solo ai vendosi të dalë me tre këngë në albumin “Bota e David Bowie”. Nuk është se pati shumë sukses.

Por në vitin 972, “The Rise And Fall Of Ziggy Stardust And The Spiders From Mars” e bënë atë një yll ndërkombëtar.

Pavarësisht të fshehtave të jetës private, gjatë gjithë karrierës David Bowie tregoi se mbi të gjitha ai ishte një yll i muzikës. Dhe mbi të gjitha, një artist i vendosur për të surprizuar.(Exspress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *