SPECIALE/ Surpriza e Marubit, fotot e panjohura të Idromenos si Pasolini

Nga Entela Hoxha

“Salo” ose 120 ditët e Sodomës (1975) është filmi i fundit i Pasolinit. Qe menduar të ishte pjesa e parë e një triologjie me metrazh të gjatë. Për filmin, Pier Paolo Pasolini është bazuar de vepra e Markezi De Sad, “120 ditët e Sodomës”, vepër që ai vetë e pat shkruar në burg, duke përshkruar jetën e katër fisnikëve që në një kështjellë dhunojnë e përdhunojnë 50 viktima në moshë të mitur. Filmi qe prezantuar në Paris tri javë pas vrasjes së Pasolinit dhe qe cilësuar si testamenti poetik i tij. Ndërsa regjsiori qe ndarë nga jeta, problemet i ranë për hise Alberto Grimaldit, mbasi në film të miturit shfaqeshin në skena të turpshme, duke çuar deri në “zhdukjen” e filmit për pak kohë. Filmi i Pasolinit ka në sfond Italinë e luftës- fryma e Markezit de Sad jo vetëm që ruhet, por ilustrohet me imazhe të rinjsh që “detyrohen t’u binden epsheve të katër të pasurve italianë në vitet 1943-1945, kohë e Republikës së Salos. Këta katër njerëz rrëmbejnë 18 të rinj dhe për katër muaj ushtrojnë ndaj tyre, dhunë, tortura seksuale e mendore, veç sadizmit. Filmi merret me temën e abuzimit me pushtetin, perversitetin, sadizmin, e fashizmin.
Në vetvete, si vepra edhe filmi, risjell në vëmendje “dënimin” që Zoti i dha popullit të Sodomos e Gomorrës që për mëkatet e popujve të tyre u shkatërruan, për çka flitet në Bibël.

received_10155073077672044

Së fundmi, Adrian Paci, i cili është një artist që e ka rimarrë disa herë Pasolinin në veprat e tij, ka mundur të gjejë disa imazhe të panjohura të Kolë Idromenos, artistit e arkitektit të njohur shkodran.
Për çudinë e shumëkujt, disa prej atyre imazheve edhe pse të realizuara nga Idromeno kohë më parë, duket sikur janë ‘frame’ të shkëputura nga filmi Pasolinit. Edhe pse, Idromeno qe ndarë nga jeta kohë para se filmi të realizohej.
“Dy rrugët e Idromenos” titullohet ekspozita që çelet në Muzeu Marubi në janar, kuruar nga artisti Adrian Paci.
“Personazh i çuditshëm, poliedrik dhe njëkohësisht i pashkollë, amator e mjeshtër i shumë fushave, përçues i kodeve të stabilizueme e novator, Kolë Idromeno do të imponohet si figura ma përfaqësuese e artit shqiptar të fundit të shekullit XIX dhe e fillimit të shekullit XX”, thuhet në faqen e muzeut. Sipas njoftimit zyrtar: kjo ekspozitë nuk merr përsipër të analizojë të gjithë spektrin e aktivitetit të Idromenos por, duke u nisë nga një zbulim i fundit në arkivën e Muzeut Marubi, vendos përballë një seri fotografike me pikturën e tij të mirënjohur “Dy rrugët”.


“Dy Rrugët” e Idromenos

Me këtë vepër të Marubit, kritika a studiuesit janë marrë përciptazi dhe pak. Megjithatë, në çfarë është shkruar gjer më sot, vihet në dukej se skenat dhe kostumografia te piktura e tij “Dy Rrugët” ose “Parajsa & ferri” i Idromenos. Në të piktori ka trajtuar dy rrugët- drejt ferrit a parajsës- në një tablo që merr shkas nga Bibla- ka po ashtu edhe një farë ndikimi nga “Komedia Hyjnore” e Dantes, shtuar kësaj edhe elementet shqiptare marrë nga realiteti ynë kulturor, etnografik, kostumografia e po ashtu, e gjitha merr shkas, siç është shkruar me gjasë, nga një farë shthurje morale e shoqërisë?
Piktor, arkitekt, urbanist por edhe fotograf, Idromeno mendohet se e ka realizuar këtë vepër rreth 1890-ës në përmasat 200 me 170 cm.
Vepra në fjalë, ka qenë lënë në hije nga komunizmi, në mos fshehur. Vepra paraqet figura e simbolika biblike, deri te Jobi, të cilit Zoti i mori gjithëçka për të vërtetuar besimin e tij, por nuk mungon as kleri, përfaqësuar nga një prift me një engjëll në krah.
Piktura “Dy rrugët” është pjesë e fondit të veprave të artit të Muzeut Historik të Shkodrës./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *