Ja cilët janë 14 këngëtarët finalistë të festivalit të RTSH-së

Nën drejtimin e Ledina Çelos dhe Kasem Hoxhës, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvillua mbrëmjen e djeshme nata e dytë e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH.

Ashtu si natën e parë, edhe edhe në natën e dytë u prezantuan 12 krijime të reja. Në fund të mbrëmjes u zgjodhën edhe 14 këngëtarët finalistë, që do të paraqiten mbrëmjen e sotme, ku do të shpallet edhe fituesi. Finalistët u zgjodhën nga juria në sallë bashkë me votat e publikut nga shtëpite.

Këngët e paraqitura në festivalin, e konsideruar prej vitesh si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare, janë të rrymave të ndryshme muzikore, fryt i bashkëpunimeve midis emrave të njohur, por edhe të rinj të muzikës shqiptare. Orkestra e RTSH gjatë netëve të festivalit drejtohet nga Jetmir Barbullushi. Ndërsa pritet që e ftuar e nderit e festivalit do të jetë edhe  sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

Natën e sotme do të dalë edhe fituesi i Fest 55, që si zakonisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong./k.s/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *