mund të vij tha ai

E.E. Cummings 

“mund të vij tha ai
(do ulërij tha ajo
ja veç pak tha ai)
sa gallatë tha ajo

(mund ta prek tha ai
po por varet tha ajo
sa dëshirë tha ai)
epo mirë tha ajo

(çajmë traun tha ai
mos hap krahun tha ajo
ku të rri tha ai
ku je tani tha ajo)

(brenda tash tha ai
me avash tha ajo
ja, si thua tha ai
puthmë mua tha ajo

ç’më tundon tha ai
a më don tha ajo)
do ti vetë tha ai
(po por vret tha ajo

ti u poqe tha ai
po jote shoqe tha ajo
tani tha ai)
oi tha ajo

(jam pa fjal’ tha ai
mos u ndal tha ajo
dreq jo tha ai)
ngadalëso tha ajo

(eeerdhe ti? tha ai
mmm, ja tani tha ajo)
je hyjni tha ai
(je i Imi tha ajo)”

Përshtatur në shqip nga origjinali – Edon Qesari
http://www.poetry.org/cummings.htm


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *