12 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën mbrëmjen e djeshme në Berlin.
Një sulm terrorist i ngjashëm me atë të Nicës futi në panik qytetin gjerman.
Por edhe Dashnor Diko ka qenë afër ngjarjes ku ndodhi tragjedi, por ka shpëtuar mrekullisht.
“Faleminderit o Zo! Në Berlin, në vendin ku ka ndodhur tragjedia, ishim mbrëmë tre familje bashkë me fëmijët tanë, të cilët morën kënaqësinë te ato lojërat. Zoti na paska ruajtur dhe keqardhje në maksimum për ata viktima”, shkruan këngëtari në Facebook.