Ti je e lodhur

Edward Estlin Cummings

Je e lodhur
(besoj)
nga pamundësia për të kuptuar ç’është të jetuarit dhe vepruarit.
Njësoj si unë

Ndaj,
eja me mua
ikim larg e më larg-
(veç unë dhe ti, kupton!)

U argëtove,
(mendoj)
dhe i bëre copë e çikë lodrat e tua më të shtrenjta,
e tani disi e lodhur je;
E lodhur nga gjërat që thyhen, dhe-
Thjesht e lodhur.
Edhe unë.

Por sonte vij me një ëndërr në sytë e mi,
dhe trokas me një trëndafil në portën e pashpresë të zemrës sate-
Hapma!
Do të të rrëfej për vende që Askush s’i di,
e nëse do,
vendin e përsosur për të marrë një sy gjumë.

Ah, eja me mua!

Të të fryj atë bulë mrekullore, hënën,
Që përjetësisht varur në qiell qëndron dhe një ditë;
do t’këndoj këngën e zymbylit
wordpress /> të yjve të mundshëm;

Do kuturis nëpër stepat e qetë të ëndrrës
derisa të gjej Lulen e Vetme
që do të ruajë (mendoj) zemrën tënde të vogël
kur hëna del nga deti./Përktheu: Beti Njuma


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *