James Lackington, anglez, është librashitësi i parë modern: me librarinë e tij “Tempulli i muzave” në fund të ‘700-ës ai filloi modelin e biznesit që ende përdoret sot nga librashitësit dhe shitësit online si Amazon. E jo vetëm kaq: e tija ka qenë edhe ideja “kafenesë së parë letrare”.
Ndryshimet shoqërore të shekujve 18-19 dhe reformat sollën ndryshime: kishte më shumë njerëz me para, më shumë njerëz me kohë të lirë dhe më shumë të gatshëm për të mësuar.
Më 1794, “Tempulli i Muzave”, u bë jo vetëm libraria më e madhe në Londër, por gjithashtu edhe një destinacion për shumë turistë. Lackington pati përgatitur hapësira të mwdha për t’i mbushur me rafte të pasura, në të cilët vizitori mund të zgjidhte se çfarë të blinte. Dhe jo vetëm. Lackington ishte pararendës edhe i asaj që ne tani e quajmë “Kafe letrare”: një dhomë e mobiluar ku klienti mund të ulej dhe të lexonte, pa pasur nevojën të blinte.
Lackington nisi të bëhet i pasur. Ai filloi aktivitete të reja; si botues – shtypi 500 kopjet e para të “Frankenstein” nga Mary Shelley – dhe pikërisht në sallonin e tij letrar, një poet i ri i panjohur i quajtur John Keats takoi botuesit e tij të parë. Siç shkruan “Literaly hub”, në vitin 1841 “Tempulli i muzave” u shkatërrua nga zjarri dhe nuk u rindërtua. Merita e tij ka qenë se ishte libraria e parë moderne që dha shembullin e një biznesi që ende funskionin sot në tërë botën./Pasqyre.al