Vepra më e mirë e vitit/Letra e Bashkim Shehut: Sikur ia kam ndjellë vetes këtë mungesë!

Nga Bashkim Shehu

Më vjen keq që nuk ndodhem aty me ju, po koha e ndërthurur me hapësirën, domethënë koha e shkurtër që më mbetej pasi mësova vendimin e jurisë për shkak të rregullave të sekretit dhe hapësira që ndan Tiranën nga Barcelona ku jetoj nuk më lejuan. Sikur ia kam ndjellë vetes këtë mungesë me ato pasazhe të romanit ku njëri apo tjetri përsiatet parodikisht mbi hapësirën dhe kohën dhe ku luhet me idenë e ngadalësimit të kohës. Ndërkaq, falënderoj para së gjithash jurinë për vlerësimin. Falënderoj edhe Ministrinë e Kulturës për interesin e saj ndaj letërsisë, duke organizuar, ndër të tjera, çmime të përvitshme letrare për të vlerësuar autorë dhe përkthyes. Dhe mendoj se janë të rëndësishme këto nisma ngaqë kam parasysh natyrën e punës së shkrimtarit dhe të përkthyesit, vetminë e gjatë që kërkon kjo lloj pune dhe pasiguritë që lindin nga ajo vetmi, nga ato dridhje të pashmangshme dore të krijuesit për të cilat bën fjalë Dante. Në rastin tim, është e rëndësishme edhe ngaqë vetminë kreative e ndiej dyfish, për shkak të largësisë gjeografike prej lexuesve shqiptarë, prej lexuesve të gjuhës në të cilën shkruaj.

Dhe, së fundi, paçka se është data 13 dhe ditë e martë, dhe për më tepër e trembëdhjeta orë e kësaj dite në momentet që lexohet kjo përshëndetje, ose më mirë pikërisht për këtë arsye, si dhe ngaqë numrat dhe besëtytnitë kanë vendin e tyre në këtë libër që u bë sebep, ju uroj mbarësi të gjithëve!

Czjrkr-WIAAN915

Kjo ishte letra që shkrimtari Bashkim Shehu kishte dërguar në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, pasi nuk mund të ishte prezent. Juria vlerësoi veprën më të mirë të vitit, romanin e Shehut ‘Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve’,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *