Ajo pushtoi kryeartikujt e mediave rozë vitin e kaluar pasi ishte një nga femrat më të mëdha në moshë si edhe një nga më joshëset në historinë e filmit “James Bond”. Aktorja italiane, Monica Bellucci ka vërtetuar edhe njëherë se mosha është thjesht një numër për të, në debutimin e saj në dramën “Mozart in the Jungle”.
52-vjeçarja luan rolin e Alessandra-s në këtë shfaqje dhe ka bërë një paraqitje për të mos u harruar në një skenë seksi.
Në skenën e saj, Belluci i është përkushtuar totalisht rolit duke u zhveshur “topless” dhe duket tepër provokuese.