Kur Raul Ruiz bënte film kryeveprën e Marcel Proust!

Qasja e regjisorit kilian mbi veprën “Në kërkim të kohës së humbur” është pjesë e një retrospektive të “Shoqërisë së Filmit” në Lincoln Center.

Pas rrëzimit të Salvador Allende, në vitin 1973, regjisori kilian Raul Ruiz emigroi në Paris. Atje, u bë një lloj ambasadori i kinematografisë së realizmit magjik, duke sjellë një tis të mirëpritur fantazie në kinemanë franceze. Regjisori që vdiq në vitin 2011, Ruiz, është në qendër të një retrospektive nga “Shoqëria e Filmit” në Lincoln Center. Një prej veprave të tij më të dashura është “Kohë e rifituar”, përshtatje e tij më 1999, e veprës së Marcel Proust, “Në kërkim të kohës së humbur”.

Ruiz e ka përshtatur veprën e Proustit prej shtatë vëllimesh në vetëm dy orë e pesëdhjetë minuta film. Filmi është ndërtuar si një seri e paraftyrimesh gjatë ditëve të fundit të autorit; ai qëndron në shtrat dhe lufton të përfundojë vëllimin e fundit. Shkrimtari i sëmurë (André Engel), me një vrapim në kujtime sjell vizionet e tij që kur ishte fëmijë (interpretuar nga Georges Du Fresne) dhe pastaj si i rritur (Marcello Mazzarella), që frekuenton shoqërinë e lartë.

Fragmentet e filmit sjellin patriotizmin dhe korrupsionin e Luftës së Parë Botërore dhe përfshijnë miqësinë e Marsel Prouest me Baronin de Charlus (John Malkovich), i cili është i dashuruar me muzikantin e ri Charles Morel (Vincent Perez); premtimin e pambajtur të autorit me Albertinën (Chiara Mastroianni); marrëdhënien e tij platonike me Gilbertën (Emmanuelle Beart) dhe me burrin e saj, Robert de Saint-Loup (Pascal Greggory), i cili ka një aferë me Morel; si edhe miqësinë e tij me dukeshën de Guermantes (Édith Scob) e po ashtu edhe me nënën e Gilbertës, Odette de Crécy (Catherine Deneuve), salloni i së cilës ishte qendra e jetës shoqërore të Marselit.

“Kohë e rifituar” është edhe një triumf i vlerave klasike të kinematografisë, ringjallje e epokës së Proustit me një vëmendje të veçantë te detajet: mustaqet, jakat, kortezhi i çadrave si nga një pikturë e Renoir dhe orenditë që duket se janë huazuar nga filmat e epokës. Shumë prej filmave të Ruiz, si “Tri kurorat e marinarit” (20 dhjetor) dhe “Qyteti i piratëve” (22 dhjetor), përfshijnë truke të kohës dhe kujtesës. Teksa punonte me Proust, Ruiz duket ishte në një mendje me të, duke e ngritur anën e tij artistike në lartësi të reja.(NewYorker-Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *