Letra që tregon sesi gjyshi i Trump i lutej Gjermanisë të mos e deportonin

Një letër interesante e sapozbuluar tregon historinë e familjes Trump- ndërsa presidenti i ri ka zgjedhur të deportojë miliona njerëz.
Gazeta gjermane “Bild tabloid” ka botuar letrën, në të cilën gjyshi i Trump, Friedrich i shkruan Princit të Bavarisë, Luitpold. Friedrich Drumpf (ndryshuar më vonë në Frederick Trump pas mbërritjes së tij në Shtetet e Bashkuara) i lutej Princit Luitpold të anulonte një urdhër dëbimi lëshuar për Friedrich, për shkak të refuzimit të tij për të përmbushur shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Sipas “Ëashington Post”, e cila ka analizuar dhe përkthyer letrën, Friedrich i ka shkruar një “kërkesë” të mirit e të dashurit, fisnik, e të mençur, “monarkut” duke i kërkuar që t’i kthejë shtetësinë që iu hoq, pasi plaku Trump qe larguar nga vendi për në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të shmangte një detyrim.
Megjithatë, gruaja e tij, me dëshirën e madhe për t’u rivendosur në vendin e saj, e bëri Trump të kthehej pas në Bavari në fshehtësi, ku ai dhe gruaja e tij jetuan derisa u zbuluan nga autoritetet. Trump pastaj iu përgjërua qeverisë që t’i ktheheshin të drejtat e tij e nënshtetësia.
“Qytetari amerikan dhe pensionisti Friedrich Trump, që aktualisht jeton në Kallstadt, informohet më poshtë se duhet të largohet nga Bavaria, ose do të deportohet”, shkruanin autoritetet Bavareze në përgjigje të kërkesës Trump.
E çuditshme, Donald Trump është duke ndjekur hapat e babait të tij, ka ndërmarrë hapa për të shmangur edhe vetë shërbimin ushtarak. Gjatë Luftës së Vietnamit, Presidenti i zgjedhur e ka shtyrë disa herë shërbimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *