Londra e pasluftës, fotot e rralla të Ken Russell kur punonte për të siguruar bukën

Sot është një regjisor i njohur në kinematografinë britanike, por në Londrën e pasluftës Ken Russell ishte një ndër të shumtët që jetonin në qytet.

Para se të niste karriera e tij në film, Russell dilte në rrugë me një aparat fotografik “Rolleicord” dhe dokumentonte imazhe vajzash e burrash në rrugët e shkatërruara nga bombat, shkruan The Guardian.

Ai është bërë i njohur me filmat: “The Devils”, “Women in Love” etj. Seria e tij e fotografive “Teddy Girls”, botuar në ‘Picture Post’ sjell në vëmendje jetën e përditshme në rrugët ende të dëmtuara. Russell hyri në botën e artit përmes fotografisë, më pas u mor edhe me marinën tregtare.

“Kam pasur shumë kohë atëherë” ka thënë ai në vitin 2010. “Endesha rrugëve në Notting Hill, ku kam jetuar, derisa syri më kapte diçka. Plus kësaj, kisha miq kërcimtarë dhe u bëja portrete në studio”.

“Askush nuk u kushtonte shumë vëmendje ‘Teddy girls’ atëherë, para se të bëja unë ato fotografi. Këta fëmijë që lindën në vitet e luftës, ishin të vështirë. Edhe racionimi i ushqimit përfundoi vetëm më 1954 – një vit para se unë bëja disa prej këtyre fotove. Ishin të vështirë dhe ishin krenarë. E dinin vlerën e tyre. Ata vishnin çfarë vishnin”.

Russell relizoi një seri fotografish rreth “Portobello Road”. “Kam qenë në kërkim të fotografive me interes lokal në të vërtetë, çdo gjë që unë mund ta shisja dhe të siguroja jetesën në atë kohë. Megjithatë, fotografia nuk ishte punë që paguhej mire, siç u bë më vonë”. Në vitin 1959, pasi karriera e tij në film eci në rrugë të mbarë, Russell e la mënjanë aparatin e tij fotografik – një Rolleicord – dhe nuk e përdori kurrë më atë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *