Miratohet ligji për mbylljen e “Call Center” në Shqipëri. Mijëra të rinj do mbeten në rrugë

Mediat e huaja kanë konfirmuar sot se parlamenti italian ka ndaluar funksionimin e call center në vendet që nuk janë pjesë e BE sic është Shqipëria. Në këtë sektor janë punësuar mijëra të rinj, që fatkeqësisht do të mbeten pa punë. Por zhvendosja jashtë Italisë e call center ka bërë që shumë italianë të humbin vendin e punës dhe këtë qeveria italiane e ka injoruar për shumë kohë. Por pas shumë diskutimesh në 23 nëntor në parlamentin e shtetit fqinj u vendos që shoqëritë italiane e kanë të ndaluar të transferojnë aktivitetin e Call Center, qoftë inbound apo outbound jashtë kufijve të vendeve anëtare të BE, transmeton Mapo. Përndryshe shoqëritë do të paguajnë gjoba të larta.
Neni 35a parashikon se “kur një tregtar vendos për lokalizimin, duke përfshirë caktimin ndaj palëve të treta, aktivitetet e Call Center jashtë territorit kombëtar në një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të njoftojë së paku tridhjetë ditë para transferimit në Ministrinë e Punës, duke treguar numrat e telefonit në dispozicion të publikut dhe të sigurohen mbrojtja e të dhënave personale “.
Për më tepër, kur një qytetar telefonohet nga Call Center duhet të njoftohet paraprakisht për vendin në të cilin operatori po telefonon dhe në qoftë se vendndodhja e operatorit në një vend nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.(Revista who)
received_10154948182667044

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *