Bergoglio, tanimë në prag të të 80-ave, ka folur për zakonet e tij ku ndër të tjera ka pranuar “se nuk e kam ndjerë tërmetin”. Ai ka përdorur një term që në shqip mund të përkthehej “fle top, ose fle si qingj”. “Ditën e tërmetit, unë nuk kam ndjerë gjë. Gjithëkush e ka ndjerë dhe ka kërcyer nga krevati. Unë, jo. Fle gjashtë orë, sit ë isha prej druri. Ndoshta kjo më ndihmon për shëndetin”. I kushton vetëm pak kohë pushimit dhe pjesën tjetër të ditës i kushtohet ‘punë’ për të përballuar sprovat e detyrës së tij tanimë në moshën 80-vjeçare. Të gjitha këto Papa Francesku I ka rrëfyer në një intervistë me “Tv2000-InBlu Radio”.
Ai ka rrëfyer se lutja e ndihmon shumë: “Unë flas me Zotin, lutem me libër lutjesh e lutem me rruzaren”. Veç kësaj, ai ka shtuar se një lutje e pëlqyer fort prej tij është ajo për humorin: “Më jep, o Zot, sensin e humorit, që unë të mund të qesh me një shaka”. Ai ka shtuar se ka alergji nga lajkatarët. “I kam alergji. Kjo është e natyrshme, nuk është virtyt. Ne në Buneos Aires lajkatërëve u themi sahanlëpirës, sepse e bëjnë për të marrë diçka”