Trump: Statuja e Lirisë do të hiqet nga New York, inkurajon emigrantët!

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se do të heqë statujën e Lirisë, pasi inkurajon emigracionin.

Ai është shprehur se ëndërron një New York pa Statujën e Lirisë, që sipas Trump inkurajon emigrantët drejt SHBA-së.

Një profesor i gazetarisë në universitetin Indiana, Christopher Lamb, ka publikuar për Huffington Post përmbajtjen e bisedës midis Trump dhe gazetarëve.

Një gazetare i kujton vargjet e një soneti të shkruar nga poetja Emma Lazarys, të frymëzuar jo nga koncepti i lirisë por si ndërgjegjësim që vjen pas një vizite në lagjet karatin të emigrantëve që qëndrojnë në pritje në portin e New York-ut.

“Mbahuni, o toka antike, madhështia juaj e kotë – ulëret me buzët e heshtura – Më jepni të lodhurit tuja, të varfrit tuaj, masat në ethe që dëshirojnë të thithin ajrin e lirisë, mbeturinat e mjeruara të brigjeve tuaja të mbushura plot e përlot. Më dërgoni ata të pastrehët, të tronditurit nga stuhitë, dhe unë do të ndriçojë me llambën time pranë derës së artë”.

“Vendi ka nevojë të vendosë siguri në wordpress kufijtë e saj, për të ndaluar hyrjen e emigrantëve pa dokumente, është shprehur Trump që në fakt nuk i njihte vargjet e poetes Lazarius të gdhendur mbi Statujën pro-emigrant. Dhe shtoi më tej: Kur Evropa dërgon njerëzit e saj, nuk dërgojnë tek ne elitën. Kush ka nevojë për këta njerëz? Mund edhe të themi “ na dërgoni përdhunuesit, kriminelët tuaj, shpërndarësit e drogës, terroristët tuaj”./shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *