Mësimet e Mjedës: Nji ndëshkim asht fort ma mirë Se “rrencak” ndokush me t’thirrë

Në kujtim të 150-vjetorit të lindjes së Mjedës!
Vargje dhe përmes tyre mësime mbi jetën

Nga Ledi Shamku
Ndre Mjedja – tash 150 vjet visar yni.
Shumë e kujtojnë për mrekullitë e tij si Juvenilja, Andrra e Jetës, Gjuha shqype etj etj.

Unë po du me e kujtu me ato poezi t’vetat, n’dukje të vogla e n’fakt po aq të mëdha, të cilat më kanë ndihmu me eduku fëmijët e mi më shumë se 10 traktate pedagogjie s’bashku. Po i sjell dy copëza nga “Rrena” dhe “Lundërtari”

1.
Mos thuej rrena kurr o fmi
E gjithmonë t’i kesh mëni!
Nji ndëshkim asht fort ma mirë
Se “rrencak” ndokush me t’thirrë.

2.
Lundërtari që s’rrezikohet
Kur â deti shkum’ e valë
Vet me vedi t’mos ankohet
Pse i shkoi dita pa fitim

Tuj u tall e tuj pritu
Kurgjasend nuk qitet n’dritë
Çfarëdo sendit me fitu
Trimni lypet, e guxim

Të paçim dom Ndrè! Siç e sheh, vijon me na ardhë në ndihmë me i rritë fmijtë, e jo veç estetikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *