Flutura Açka
Nje holandez ne oborrin e mafias farmaceutike shqiptare
Disa kohe me pare, nje holandez, miku i nje mikut tim te ngushte, pasi kishte degjuar se meqe Shqiperia do hyje ne Europe se shpejti, dhe kesisoj do te jete edhe zgjatim i tregut europian, u nis nje dite bukur ta metonte kete treg. Sigurisht me rekomandime e terrci e verrci protokollare, zbriti nje dite te bukur ne Rinas dhe u gjend pjese e nje odiseje qe s’ka rrefimtar ta pershkruaje. Shkurt: Ne Rinas e priten (shoferi i punesuar nga punedhenesi i punedhenesit te punedhenesit te tenderuesit me pushtet) me nje makine superluksoze, e buajten ne nje hotel superluksoz, ne nje dhome superluksoze, ku me shume kishte pasqyra se c’kishte ai rroba ne valixhen e tij, i ofruan per kenaqesi vajza te reja (sa te donte, edhe djem po te donte), e priten me dreka e darka super-te-shtrenjta e te tjera qe shqiptaret besoj te mesua me luksin perdite, i marrin me mend. I cmeritur holandezi yne i refuzoi te gjitha keto, nga frika se mos ishte ndonje kurth (ndonje lloj regjistrimi i fshehte a kesidoresh, qe ne shqiptaret saken se i bejme). Dhe nisi te trembej e te pyeste veten: Nga buronte gjithe ky luks, sepse shefat e tij, edhe pse te pasur, nuk benin te tilla jete?! Atij i duhej te takonte shefin e gjithe kesaj hullie qe e kishte perfshire dhe te bente nje bisede te thjeshte: a do te benim biznes dhe modalitetet e marreveshjes se tyre. Ne fund te odisese, vartesi i vartesit te vartesit te shefit me pushtet, i coi fjale se do te benin merreveshje, dhe marreveshja qe e thjeshte. Ne te Shqiperise do t’ua zbraznim magazinat qe mund t’i kishte me hape e kutiza jashte dates se skadences, por per te gjitha keto kujdesesh pala shqiptare. Por ne nuk kemi te tilla! Edhe pse ai kerkoi te takonte shefin, ate nuk e takoi dot, sepse edhe ata shefat e vegjel nuk e njihnin as vete. Heroi yne e la ne mes odisene, dhe mbase ende i duket enderr ajo cfare kaloi mes luksit, cmimi i se ciles do te ishte ai qe do te ishte: kamione me ilace te skaduara qe do te kalonin neper doganat tona, nje Zot e di se si. Mire holandezi nuk pranoi dhe ai mall nuk erdhi, por larg o Zot ndonje tjeter – nga cfaredo vendi, te cilit i shijon ky lloj luksi prej pashallaresh, edhe pse ngrihet mbi para qe e helmojne kombin tend – te pranonte, kush shqiptar i pafat do t’i konsumonte? Kjo histori mbyllet ketu dhe tek e degjova, pervec shjes se keqe si shqiptare (qe perpiqet te jape shembullim e nje shqiptareje te denje para te huajve), m’u kujtua edhe shprehja e Fatis Lubonjes: Cdo vend ka mafien e vet, ne Shqiperi, mafia ka shtetin e vet!