Dan Coman
Përdhunimi
(violul)
asnjë çast skam rreshtur së foluri ndryshe nga çi flas një femre
por sot paturpësia kapërcen çdo përfytyrim.
ka kaluar një orë nga mesnata dhe unë sillem rreth vetes
me një shpejtësi marramendëse dhe puth duart e mia vazhdimisht.
nuk ia dal dot mbanë të heq dorë. deri përtej fuqive.
sepse vetëm duke e ditur që jam atje brenda tij dhe trupi im kundërvepron
si dhjetë mace së bashku në të nxehtë si ghinga si askush tjetër.
u përpoqa me gjithçka. deri edhe moslëvizjen e plotë. pa dobi.
saherë i flisja vetes goja gati gëlltiste veten
nga aq mrekulli tingullore e mjeshtëri.
muaj me radhë s’bëra gjë tjetëer veç u përunja, por pa, pa dobi.
vërtet: kurrë si kam folur vetes ndryshe nga çi flas një femre
por sot paturpësia ka kapërcyer çdo përfytyrim.
sot kur njimend arrita ta përgjum trupin
teksa tensioni mes meje dhe tij gati qe davaritur.
vetëm se asgjë nuk qe më e fuqishme dhe asgjë s’arriti të më ndalte:
u ngrita madhërisht mbi trupin tim dhe e mbajta mes
jastëkëve
dhe krejt si një femre i mjaftuan dy-tri lëvizje te fuqishme dhe plot
saktësi
që britmat e tij të mbytura të më mbulonin britmat.
*I shqipëroi nga origjinali rumanisht: Kopi Kyçyku
© Copyright i botimit shqip Poeteka 2015