Dashuritë e mëdha që frymëzuan botën dhe u mbetën gjurmët në art

Dashuri të mundura e të pamundura, përshkruar përmes letrash të ndjeshme. Dashuri mes bashkëshortësh të ardhshëm, ose lidhjesh jashtëmartesore, që fillojnë me frazat: si kam dashuruar para se tu njihja ju. Emra të njohur që zbërthehen e shihen ndryshe pas asaj që ndjejnë, e histori që kanë frymëzuar libra e arte.

 “Sa do doja tju shkruaja me aq dashuri sa ndjej për ju dhe tju thoja ccdo gjë të mirë që dëshiroj. Ju jeni aq pafundësisht e dashur për mua, më e dashur se sa unë mund ta shpreh … Nëse gjërat shkojnë për një kohë të gjatë sicc janë tani, do të vijë një kohë kur unë mund tju vë në xham, ose në flori […] Më shkruani një letër të bukur së shpejti. Letrat e tuaja janë si puthjet. “(Johannes Brahms për Clara Schuman)

Dyshohet se Brahms dhe Schuman të ketë pasur një lidhje, por kjo nuk është vërtetuar. Ajo ishte një grua e martuar, më fëmijë dhe më një bashkëshort të sëmurë mendor.

Ndërkaq, Elizabeth Barrett Browning(6 vite më e madhe) i shkruante Robert Browning: Mua më duket, se askush, asnjë burrë, nuk ka qenë për një grua, ajo që ti je për mua: plotësia duhet të jetë në proporcion, ju e dini…”. Nga historia e tyre mund të mësojmë se dashuria vjen edhe kur njeriu i humb të gjitha shpresat për të, dhe se dashuria nuk ka të bëjë fare as me standardet sociale dhe as me pritshmëritë.

 “Ju jeni aq i dashur, aq i mrekullueshëm. Mendoj për ju gjatë gjithë ditës, dhe më mungon hiri juaj, bukuria juaj djaloshare “(Oscar Wilde për Alfred Douglas)

Kjo është dashuria për të cilën Oscar Wilde ka bërë burg. Frymëzimi për Dorian Gray. Alfred Douglas është portretizuar shpesh si shkatërrimtar dhe i pakujdesshëm për pasojat e veprimeve të tij – mjaft të shohim portretizimin që i ka bërë Jude Law atij.

“Si kam dashuruar para se tu njihja ju, para se të kisha afeksionin tuaj! Unë mbështetem në dashurinë tuaj si në diçka që është për tu duruar kur çdo gjë që mund të humbasë a të zhduket – edhe pse besimi im është i përzier ndonjëherë me frikë, sepse unë e ndjej veten të padenjë për dashurinë tuaj. Por në qoftë se unë jam i denjë për të, ju gjithmonë do të më doni; dhe në qoftë se ka ndonjë gjë të mirë dhe të pastër në mua, ajo do të provohet nga dashuria ime e përhershme“. Nathaniel Hawthorne ia shkroi këto fjalë gruas së tij të ardhshme, artistes Sofia Peabody.

Ndërsa Vladimir Nabokov, bashkëshortes(me të cilën u martua kur një aristokrat rus nuk mund të martohej me një grua hebre), Vera Nabokov, i shkruante: “Kam nevojë për ty, përralla ime. Sepse ju jeni i vetmi person me të cilin unë mund të flas  për hijen e një reje, për këngën e mendimit – dhe për mënyrën se si, kur unë shkova për të punuar dhe dhe pashë një luledielli në fytyrë, ajo buzëqeshi me mua me të gjitha farat e saj”.

Një tjetër letër ka të bëjë me një hisotri të ndaluar dashurie në Mesjetë, kohë kur filozofi Pierre Abélard u martua fshehurazi me Héloïse d’Argenteuil, nxënësen e tij. Ajo, i shkruante: “Kam një pikturë në dhomën time. Nuk kaloj asnjëherë pa e parë. Nëse një pikturë e tillë, kjo prani e heshtur mund të më japë kaq shumë kënaqësi, cc’mund të bëjnë letrat? Ato kanë shpirtra, mund të flasin, ato kanë brenda tyre gjithë forcën që shpreh zemrën; kanë gjithë zjarrin e zemrave tona …”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *