Në 17 nëntor në RR Auction të Bostonit do të dalë në ankand një letër e 1971 e dërguar nga John Lennon për Paul McCartney në të cilën pasqyrohet tensioni në marrëdhënien mes dy ish-Beatles. Letra është vlerësuar 20 mijë dollarë.
Letra e shkruar makinë shkrimi dhe me shënime dore nga Lennon , është përgjigjja e një mesazhi kritikë i dërguar nga gruaja e Beatles, Linda McCartney.
“Po lexoja letrën tënde dhe po pyesja veten cili fans e ka shkruar. Mendon vërtet që pjesa më e madhe e artit të sotëm është krijuar për shkak të Beatles? Nuk besoj se ti je kaq i çmendur, Paul, e beson vërtet”, shkruan Lennon.
Grupi u shpërnda zyrtarisht një vit më parë, pas publikimit të “Let It Be”, por marrëdhëniet mes anëtarëve të grupit, veçanërisht mes Lennon dhe McCartney, ishin në minimumin e përfundimit të tyre./Tgcom24/ATA