Lübeck 15 nëntor – Nuk ka shumë qytete që mund të mburren për lidhjet e tyre me tre fitues të Çmimit Nobel . Lübeck në veri të Gjermanisë është njëri prej tyre.
Shkrimtari Thomas Mann, ish-kancelari gjerman Willy Brandt dhe shkrimtari Günter Grass, të tre ishin lindur ose kishin jetuar në Lübeck për një periudhë të konsiderueshme.
E tani, shpirti i një tjetër fituesi të Çmimit Nobel ka mbërritur në këtë qytet – së paku përkohësisht, transmeton “Koha Ditore” një shkrim të DW. Veprat e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, janë ekspozuar në “Günter Grass House” dhe do të jenë aty deri më 12 shkurt të vitit 2017. Churchill nuk ishte vetëm politikan, por edhe piktor e shkrimtar.
Më 1953, në moshën 79-vjeçare, ai mori Çmimin Nobel për letërsi. Günter Grass, i cili e kishte marrë këtë çmim më 1999, ishte gjithashtu më shumë sesa shkrimtar. Ai vizatonte, bënte skulptura dhe ishte aktiv në politikë. Të dy, edhe Grass edhe Churchill, ishin të wordpress ndikuar nga Lufta e Dytë Botërore dhe mbështesnin një Evropë të unifikuar.
Ekspozita e hapur në “Grass House” prezanton 11 piktura vaji që Churchilli i kishte realizuar mes viteve 1920 dhe 1950, sikurse edhe shkrime dhe dokumente të tij. Churchill nuk kishte nisur të pikturonte deri në moshën 40-vjeçare, por kishte realizuar më shumë se 500 vepra gjatë jetës së tij.(koha)