Blerta Kambo/ Fotografja e Ramës i përgjigjet Berishës: Ngushëllimet e mia…


Fotografja zyrtare e kryeministri Edi Rama, Blerta Kambo, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një postim në Facebook, Kambo sqaron se nuk është në New York me shefin e qeverisë, por për arsye të tjera.

Reagimi i plotë
Keqardhje e madhe per abuzimin e zotit Sali Berisha me videon e postuar nga une per protestat ne Nju Jork! Sqaroj se une nuk jam ne Nju Jork me kryeministrin, pasi ai nuk eshte ne nje vizite zyrtare, po ne nje vizite private. Zoti Sali Berisha duhet ta mesoje se nuk e shoqeroj asnjehere kryeministrin ne vizitat e tij private, te cilat ndryshe nga çfare pretendon zoteria nuk paguhen nga buxheti i shtetit.
Po ashtu, une vete kam marre leje per te ardhur ne Nju Jork per arsye te miat personale dhe jam ketu ne punen time e pa marre asnje qindarke nga buxheti i shtetit, qofte per udhetimin, qofte per qendrimin tim.
Protesten ne fjale e kam filmuar pasi jam gjendur rastesisht prane saj dhe duke i kujtuar zotit Sali se kjo eshte gjeja qe bejne ne te gjithe boten fotografet, kur shikojne dicka qe u terheq vemendjen. Shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per nivelin e ulet te kesaj sajese kaq te rendomte. Gjynah kush ia beson dhe edhe me keq, ia perhap keto lloj sajesash zotit Sali!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *