Shqipja, në mos e para, është ndër të parat gjuhë, që ky roman i ri i Orhan Pamuk flet përtej origjinalit të tij ne turqisht, thotë Flutura Açka ndërsa lajmeron se ai do te prezantohet në Panairin e Librit që nis më datën 9 nëntor. Libri është përkthyer nga origjinali turqisht me mjeshtëri nga Spartak Kadiu dhe nën kujdesin gjuhësor të Xhemile Abdiu. “Një histori e epërme dashurie, përzier me mite, me Stambollin që ndryshon në sytë e personazheve me një shpejtësi marramendēse”, -thotë botuesja. “Flokëkuqja” na çon në një rrugëtim të paqetë në shpjegimin e njē prej marrëdhënieve më të brishta të kësaj bote, atë Babë-Bir.
“Pamuk i tregon Europës se si shkruhet romani.” Frankfurter Allgemeine
“Ju ftoj ta vizitoni Panairin e Librin, zgjedhja e librave është e lirë, por kujdes nga letersia kallp. Blini një libër që t’ju lërë gjurmë, që t’ju argëtojë, por edhe t’ju bëjë të mendoni. Por edhe ta ruani në bibliotekë në shtēpinë tuaj edhe për fëmijët tuaj. Ky është prej atyre librave themelorë”,- shton botuesja.
Ajo shprehet se: “Jam me fat që e kam njohur këtë njeri, dhe mbi të gjitha, që ia kam dhënë thuajse të plotë lexuesit shqiptar. Këtë vjeshtë bëhen 10 vjet nga prezantimi parë i Orhan Pamuk në shqip me ‘Unë jam e kuqja”.