Martirët e lumturuar të shtunën në Shkodër në Katedralen e Shën Shtjefnit janë kujtuar sot, nga Papa Françesku gjatë lutjes së Engjellit te Tenzot ne sheshin e Shen Pjetrit.
Ati i Shenjtë, këtë të dielë i cilësoi ata një rast vetëfjilimi sublim në emër të besimit të tyre.
“Dje u mbajt në Shkodër, mesha e lumturimit të 38 martirëve të Kishes Katolike ne Shqipêri, mes të cilëve dy ipeshkvinj, disa mrshtarë, disa laikë e një vajzë aspirante stigmatine. Këta njerëz, pranuan torturat e vdekjen, por nga Zoti nuk hoqën dorë. Ata ishin viktima të persekutimit të egër të regjimit ateist, që e dominoi gjatë atë vend shekullin e kaluar. Preferuan të vuanin burgun, torturat, e deri edhe vdekjen, vetëm që t’i mbeteshin besnikë Krishtit dhe Kishës. Shembulli i tyre na ndihmoftë të gjejmë te Zoti, forcën që ruan në momentet e vështirësisë e që frymëzon qëndrime mirësie, faljeje dhe paqeje”, u shpreh Papa Françesku, në fund të lutjes.
Mesha e lumturimit të 38 martirëve të pushkatuar, vrarë e vdekur nga torturat në regjimin komunist, prej besimit të tyre, u zhvillua të shtunën në Shkodër, në Katedralen e “Shën Shtjefnit”. Mesha u drejtua nga Kardinali Angelo Amato, i dërguar i Atit të shenjte dhe prefekt i Çështjes së Shenjtërve ne Vatikan.
Ndërsa Katedralja e Shkodrës, vendi i previligjuar ku u mbajt Mesha e Lumninit, do të ruajë të varrosur eshtrat e 10 të lumëve, që përmes procesionit u vendosën në altarin e martirëve. Katedralja e Shkodrës nga sot do të ketë një tjetër vend për të lartësuar lutjet dhe është pikërisht altari i 38 të lumëve.
Në meshën e falenderimit krahas Arqipeshkvit të Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra morën pjese edhe ipeshkvinjt të tjerë.