“Vrapohet prej njëzet e kusur vitesh, për të dekoruar njerëz të cilët nuk janë më gjallë”

Një kujtesë për Nikollaq Zografin, për të dalë te dekoratat e sotme, për ata që kanë vdekur…

 

Kryeministri Edi Rama, në AMARCORD-in e tij sjell Nikollaq Zoraqin si shembull dekoratash së gjalli për të thumbuar ata që japin dekorata për të vdekurit.

Rama, shkruan:

Patrioti i shquar Nikollaq Zografi, shfaqet në këtë foto i stolisur me dekorata, ku spikat medalja e Urdhërit të Shqiponjës së zezë të Princ Vidit dhe kryqi i kalorësit të Urdhërit të Kurorës së Rumanisë, të cilin për ta vënë më shumë në pah, ngase e fituar në luftë, e mban ngulur në plastronin e këmishës ndërkohë që si gradë i takonte të mbahej në rresht me të tjerat.

Sipas kryeministrit, ishte koha kur, si në çdo vend normal, në Shqipëri dekoratat, medaljet dhe titujt akordoheshin dhe mbaheshin për së gjalli, për t’u dalluar në meritë dhe në soj, sipas parimit të përbotshëm protokollar në bazë të të cilit, qysh prej dafinave të Lojrave Olimpike, vlerësimet u bëhen të gjallëve dhe homazhet të vdekurve.

“Në asnjë vend tjetër, përveç Shqipërisë së çoroditur nga liria pa demokraci dhe institucionet pa shtet, nuk është parë ndonjëherë të vrapohet njëzet e kusur vite me radhë, për të dekoruar në mënyre arbitrare njerëz të cilët nuk janë më gjallë prej dekadash apo prej shekujsh”,-thotë shefi i qeverisë.

Në fund ai vë në dukje se: Nuk do habitesha nëse dikush do të propozonte që, shiritave shumëngjyrësh që karakterizojnë dekoratat, t’u lidhet një fjongo e zezë si për të thënë me Kadarenë, “Ra ky mort pa u pamë”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *