Zbardhen këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së, mungojnë emrat e mëdhenj

“Festivali i Këngës” në RTSH ka mbërritur në edicionin e tij të 55-të.

Tashmë mësohen dhe emrat e artistëve që do të ngjiten në skenën e “Fest 55”.

Vihet re mungesa e këngëtarëve që kanë bërë historinë e festivalit por edhe pjesëmarrja e këngëtarëve të rinj të dalë kryesisht nga spektaklet e talenteve, si Tiri, fitues i “The Voice”, Edea Demaliaj, fituese e “X-Factor”, Xhesika Polo, Dilan Reka, Classic Boys, Festina Mejzini, pjesëmarrës në “X-Factor” gjithashtu.

Në këtë jubile të “Festivalit të Këngës”, konkurruan 57 këngë dhe vetëm 24 prej tyre do të jenë garuesit zyrtarë.

1. Albulena Jashari

2. Classic Boys

3. Dilan Reka

4. Edea Demaliaj

5. Edona Vatoci

6. Elson Braha

7. Erlind Zeraliu

8. Fabiola Agalliu dhe Agnesa Çavolli

9. Festina Mejzini

10. Flaka Krelani

11. Franc Koruni

12. Genc Salihu

13. Linda Halimi

14. Linda Rukaj

15. Lorela

16. Lynx

17. Luka & Serxhio Hajdini

18. Neki Emra

19. Orges Toçe

20. Rezarta Smaja

21. Tiri

22. Yll Limani

23. Xuxi

24. Xhesika Polo

Nga 24 këngët pjesëmarrëse vetëm 14 do të kalojnë në finale. Siç u bë me dije nga organizatorët në konferencën për shtyp të mbajtur pak javë më parë, pas natës së parë dhe të dytë, tre juri do të kenë mundësinë e zgjedhjes së këngëve për në finale; juria profesionale, ajo e publikut dhe juria e gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *