Nga Spartak Ngjela
Doli më në fund një kryeministër shqiptar që iu tregoi historinë shqiptare politikës së gënjeshtrës greke, një shekullore
Politika greke ka qenë gjithmonë e gënjeshtërt dhe e trembur nga Shqipëria.
Dhe prandaj ka krijuar mitin fals të Vorioepirit; prandaj ka paguar mijëra pensione shqiptarësh ortodoksë në Korçë dhe në Gjirokastër, dhe prandaj i fryn gjithnjë një fyelli se ortodoksët shqiptarë janë greke.
Frika është te ortodoksët shqiptarë në Greqi që flasin sot ende shqip dhe nuk i asimiluan dot, me gjithe represionin e madh që është ushtruar në Greqi kundër gjuhës shqipe.
Kurse, eshte fakt historik, se ortodoksët shqiptarë bashkë me bektashinjtë shqiptarë, në Jug te Shqipërisë, kanë sjellë në historinë shqiptare patriotizmin modern shqiptar
Kryeministri Rama, sot i tregoi historine reaksionit grek, dhe politikës greke: shqiptarët kudo qe janë, janë shqiptarë. Feja nuk ka te bëjë me kombesine, dhe as vetëdeklarimi i terrorit grek kundër shqiptarëve në Greqi, nuk ka lidhje me kombësinë.
Kombësia është fenomen historik dhe objektiv: kurrë nuk ka qënë etnia një fenomen subjektiv; vetem politika represive greke kundër shqiptarëve që jetojnë në Greqi, e ka krijuar këtë artific racist.
Nje kryeministër shqiptar, pas njeqind vjetësh, arriti me ne fund t’u flase grekëve raciste me gjuhen e historisë dhe të vërtetës.
Pas ketij fillimi, shumë aspekte të shëmtuara antishqiptare që kanë ndodhur në Greqi, do të dëgjojnë shqiptarët.