Në vitin 1924, misionari amerikan protestant Charles Telford Erickson, i cili që prej vitit 1908 kishte shërbyer si misionar i Bordit Amerikan të Komisionerëve për Misionet e Huaja në Shqipëri, vajti në Amerikë për të mbledhur fonde për hapjen e një shkolle bujqësore në Shqipëri. Siç rrëfen Mal Berisha, biograf i Ericksonit dhe përkthyes i veprës së tij në shqip, mes njerëzve që i dhanë donacione Ericksonit, ishte edhe Herbert Hoover, atë kohë Sekretar i Shtetit për Tregti, e që më vonë do të bëhej presidenti i 31-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dha në kushte anonimiteti nga kontoja e tij personale plot 10.000 dollarë.
Pas kthimit në Shqipëri, Charles Telford Erickson me ndihmën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ahmet Zogollit, i cili i dha mundësinë të zgjidhte parcelën e tokës ku do të ndëronte, ngriti në Kavajë më 1926 një shkollë bujqësore, e para e tillë për atë kohë në Shqipëri. Kjo histori, mund të kuptohet më në plotni, nga emisioni COSMO i KTV-së, kushtuar lëvizjes protestante ndër shqiptarë.