Turistja çeke hidhet nga kati i 6-të i Hotel Tirana. Ja letra që kishte lënë!

Një shtetase e huaj ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i gjashtë i Hotel Tirana. Fatmirësisht 40 vjeçarja ka rënë në verandën e katit të tretë dhe është dërguar në spital menjëherë, ku po merr mjekim.

“Panorama” ka mësuar nga burimet e saj nga stafi i Hotel Tiranës, se gruaja e moshës rreth 40­vjeç, turiste çeke, është vetëhedhur nga lartësia me qëllim për t’u vetëvrarë. Një tjetër detaj me rëndësi është se para se të ndërmerrte këtë akt, ajo ka lënë edhe një letër. “Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t’i perdorin njerezit që kanë nevojë”, shkruhet në letrën që është gjetur në dhomën ku qëndronte gruaja e huaj.

Mësohet se gruaja kishte pire alkol pa fund dhe policia ka gjetur në wordpress dhomën e saj shishe të zbrazura. Ajo kishte tri ditë që ndodhej në këtë hotel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *