Në mediat angleze, kanë nisur menjëherë zhurmat! Pas dyshimit për shtatëzaninë e tretë të Dukeshës së Kembrixhit (ajo vetë pati pohuar pak kohë më parë se do donte që Krishtlindjet ta gjenin sërish shtatëzënë) tabloidet thonë se është në pritje të një vajze, së cilës, princi do donte t’i vinte emrin e së ëmës…Diana!
Këtë herë, duket se nuk ka asnjë dyshim për emrin; kanë vendosur ta quajnë si Lady D, mamaja fatkeqe e princit! “Kate e di se sa e rëndësishme është kjo gjë për William dhe për të gjithë banorët e Anglisë. Do të jetë një mënyrë e mirë për t’iu treguar njerëzve se ndjenjat e tyre janë të rëndësishme. ” – ka thënë një burim. Megjithatë, duhet të presim ende për të parë nëse thashethemet do konfirmohen!/living