Të pasura por hajdute, VIP-at që vuajnë nga kleptomania

Edhe pse kanë llogari bankare në shuma marramendëse, shumë personazhe të famshëm kanë maninë e vjedhjes. Ja disa nga rastet më të çuditshme ku aktore dhe këngëtare të njohura me famë botërore kanë qenë protagoniste:

Wynona Ryder, është kleptomania më e famshme e Hollywood-it. Në vitin 2001, aktorja u xhirua duke vjedhur veshje të ndryshme në një dyqan të Beverly Hills. Një vit më vonë u dënua me tre vjet liri me kusht, 3 mijë e 700 dollarë gjobë dhe 480 orë pune në shërbim të komunitetit. Ky skandal i ka bërë shumë dëm karrierës së saj.
Lindsay Lohan, aktorja është një nga “pasueset” më të denja të Wynona Ryder. Problemeve të saj me alkoolin dhe drogën i është shtuar edhe akuza e vjedhjes së një varëseje me vlerë 2 mijë e 500 dollarë nga një argjendari e Kalifornisë.
Katy Perry, këngëtarja ka pranuar në një intervistë se ka vjedhur dhe vazhdon të vjedh nga një jastëk nga çdo hotel në të cilin ka qëndruar. Kjo është një mani e saj për të bërë koleksione me jastikët.
Megan Fox, aktorja bukuroshe ka vjedhur një shkëlqyes buzësh kur ishte adoleshente, dhe sot e kësaj dite rrjeti që zotëron dyqanet nuk e lejon protagonisten e ‘Transformers’ të hyjë në dyqanet që ka në Florida pavarësisht famës dhe pasurisë që zotëron aktorja.


Çfarë është kleptomania?

Kleptomania vjen nga fjala greke: kleptes – vjedhje dhe mania – mani / çmenduri. Fatkeqësisht nuk janë të qarta shkaqet e këtij ç’rregullimi, por mendohet se në të shumtën e rasteve ky ç’rregullim shfaqet në periudhën kur individi përjeton stres. Disa psikologë besojnë se ky ç’rregullim vjen që nga fëmijëria. Kleptomaina është një ç’rregullim i individit i lidhur me kontrollimin e wordpress impulsioneve. Kleptomanet janë të fiksuar pas idesë për të vjedhur dhe gjatë kësaj kohe ata janë të përfshirë nga stresi dhe ankthi. Ata mendojnë se vetëm po të kryejnë një veprim kleptomatik, vetëm atëherë mund të çlriohen nga ankthi i tyre. Por kjo gjendje zgjat shumë pak, sepse kleptomani mund të fillojë të ndihet fajtor për veprimin e kryer, dhe përfshihet sërish nga stresi dhe ankthi. Kleptomanët mund të jenë edhe njerëz të pasur, sepse ata nuk vjedhin për “të pasur/poseduar” por vjedhin për t’u çlriuar nga ankthi. Kleptomanet mund të vjedhin çdo objekt në çdo rrethanë të çfarëdo vlere të jetë, dhe në të shumtën e rasteve edhe mund t’ia hedhin pas kreyerjes se këtij veprimi. Shumica e kleptomanëve jane gra. Në fakt duhet të theksohet se ka një ndryshim midis një kleptomani të vërtetë dhe një hajduti. Kleptomanët janë njerëz që veprojnë vetëm, dhe nuk përfshihen në banda hajdutësh. Kleptomanët e bëjnë këtë veprim(vjedhje) se ndjejnë një nevojë të jashtëzakonshme për momentin, dhe në rast moskryerje ata do të ndiheshin shumë keq, të pushtuar nga ankthi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *